16 të vdekur dhe 2 mijë e 98 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

16 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor. 2098 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot nga testimi i 12 mijë e 564 mostrave. Ndërkaq janë shëruar 1614 pacientë.

Me rritjen e rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 25 mijë e 407.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tash kanë vdekur më shumë se 2400 persona nga rreth 140 mijë qytetarë që janë infektuar me COVID-19.

Të ngjashme