16 qytetarë kanë humbur betejën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Gjysma e viktimave janë nga Tirana, ndërkohë që i përkasin një moshe nga 50 vjeç deri në 90 vjeç.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3340 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 681 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 40 raste në Shkodër, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan, 15 raste në Fier, 12 raste në Pogradec, Berat, Lushnje, 11 raste në Kolonjë, Gjirokastër, 9 raste në Gramsh, Kuçovë, Kurbin, 8 raste në Kamëz, Lezhë, 5 raste në Devoll, Sarandë, 4 raste në Krujë, Tepelenë, Dibër, Peqin, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Mallakastër, Pukë, Kavajë, 2 raste në Roskovec, Bulqizë, Delvinë, Përmet, Mat, 1 rast në Skrapar, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Memaliaj, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Fushë- Arrëz, Himarë”.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79 131 që nga fillimi i epidemisë.
Vijon procesi i vaksinimit antiCovid në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 942 vaksinime dhe që nga fillimi i procesit janë kryer 23,635 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.(tvklan.al)