Forcat e sigurisë në Birmani ka vrarë të paktën 16 persona në protestat e të shtunës, kanë bërë të ditur mediat lokale dhe dëshmitarë të ngjarjes.
Protestat kundër grusht-shtetit të 1 shkurtit janë zhvilluar sërish të shtunën në rrugët e Yangonit, Mandalayt dhe qyteteve të tjera pavarësisht paralajmërimeve se mund të “qëlloheshin në kokë apo në shpinë”, gjatë festimit të Ditës së Forcave të Armatosura, shkruajnë mediat e huaja.
Njëri nga doktorët birmanezë e ka quajtur këtë festë ditë turpëruese për ushtrinë duke thënë se ajo po feston pasi ka lënë të vdekur më shumë se 300 njerëz të pafajshëm që nga fillimi i protestave kundër marrjes së shtetit në dorë nga ushtria.
Pasi kryesoi paradën ushtarake në kryeqytetin Naypyita për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura, Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing përsëriti një premtim për të mbajtur zgjedhjet por pa dhënë ndonjë kornizë kohore se kur do të mund të zhvilloheshin ato.