Janë të shumtë talentët nga Kosova që po promovohen te skuadrat e mëdha gjermane. 16 vjeçari Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me RB Leipzigun, shkruan lajmi.net. Ibrahimi është paraqitur tek të rinjtë e RB Leipzig, teksa tani është shpërblyer me kontratë profesionale. Lajmi është konfirmuar në llogarinë e futbollistit në Instagram. Sulmuesi i majtë […]
16 vjeçari nga Kosova nënshkruan me gjigantin e Bundesligës

Janë të shumtë talentët nga Kosova që po promovohen te skuadrat e mëdha gjermane.
16 vjeçari Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me RB Leipzigun, shkruan lajmi.net.
Ibrahimi është paraqitur tek të rinjtë e RB Leipzig, teksa tani është shpërblyer me kontratë profesionale.
Lajmi është konfirmuar në llogarinë e futbollistit në Instagram.

Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku ka bërë 4 gola dhe 1 asistim. Kosovari me pasaportë gjermane po ashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.











