Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë raportuar gjithsej 161 raste të dhunës në familje.
Sipas policisë, gjatë këtij viti janë raportuar më shumë raste të dhunës në familje se gjatë vitit paraprak.
“Koordinatorët e dhunës në familje në policisë e Kosovës janë duke punuar në vlerësimin e rrezikut për viktimat e dhunës në familje, pastaj duke i informuar me të drejtat e viktimave dhe shërbimet që ata mund ti marrin me rastin e dhunës në familje. Të gjitha këto aktivitete dhe raste e kanë një regjistër të veçantë në sistemin e policisë dhe bazën nacionale kundër dhunës në familje”, thuhet nga policia.
Njoftimi i plotë:
Në takim së bashku me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe përfaqësues tjerë nga Mbrojtësit e Viktimave, Qendra për Punë Sociale, Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, Shërbimi Sprovues, nga grupi për Shërbime Juridike falas dhe nga OSBE-ja, policia e Kosovë ka prezantuar raportin e aktiviteteve të trajtimit të rasteve të dhunës në familje.
Policia e rajonit të Prizrenit duke pasur përkrahjen edhe nga menaxhmenti i lartë i policisë, i ka dhënë prioritet këtyre rasteve, duke filluar nga trajtimi fillestar nga zyrtarët patrullues deri te niveli i lartë duke ngritur kapacitetet përmes trajnimeve profesionale.
Në raportin policor krahasues në gjashtëmujorin e vitit 2020, në raport me gjashtëmujorin e vitit 2021, është shënuar rritje e numrit ta paraqitura të dhunës ne familje për 37 raste me shumë, nga 124 raste në vitin 2020, në vitin 2021 janë raportuar gjithsejtë 161 raste.
Koordinatorët e dhunës në familje në policisë e Kosovës janë duke punuar në vlerësimin e rrezikut për viktimat e dhunës në familje, pastaj duke i informuar me të drejtat e viktimave dhe shërbimet që ata mund ti marrin me rastin e dhunës në familje. Të gjitha këto aktivitete dhe raste e kanë një regjistër të veçantë në sistemin e policisë dhe bazën nacionale kundër dhunës në familje.
Në takime dhe aktivitete për parandalimin e dhunës në familje, policia rajonale në Prizren do të vazhdoje edhe me tutje në koordinim më institucionet tjera e veçmas me Prokurorinë Themelore në Prizren.