Institucioni Amerikan Franchise Direct i cili konsiderohet si institucioni më i besueshëm për studime ne fushën e franshizave, ka bërë studim në performancën e franshizave të ndryshme në industrinë e ushqimit për vitin 2017 ku ne vend të dytë gjendet franzhiza KFC.
Duke përdorur një metodologji që shkon përtej madhësisë së sistemit dhe performancës financiare, renditja përpilohet duke marrë një mori kriteresh, duke i dhënë secilit kriter një vlerë të posaçme.
Franshizat u renditën duke përdorur kritere objektive dhe të matshme, që përfshijnë:
• Madhësia e sistemit bazuar në numrin e njësive
• Të ardhurat për subjektin
• Stabiliteti dhe rritja
• Numri i viteve në veprim
• Zgjerimi i tregut
Renditja bazohet gjithashtu në:
• Praktikat më të mira në fushat e mbështetjes dhe trajnimit të franshizës.
• Politikat e mjedisit
• Përgjegjësitë sociale
Renditja e top 5 franshizave më të popullarizuara sipas studimit duke kështu:
1. McDonald’s
2. KFC
3. Burger King
4. Subway
5. 7-Eleven