Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 165.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,258 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.
Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.