Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.