17 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.
Tetë prej tyre janë në oksigjeno-terapi teksa dy nga ta janë në gjendje më të rëndë.
Tre pacientë ndërkaq janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në spital.
Postimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.