17-vjeçari humb jetën nga aksidenti në Grazhdanik të Prizrenit

Prishtinë | 02 Qer 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur, më 31 maj 2025, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Xholi i Sherifit” që lidh fshatin Atmaxhë, transmeton Klankosova.

Pas aksidentit, motoçiklisti i mitur u dërgua me urgjencë në QKUK të Prishtinës, dhe më 1 qershor 2025, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Të ngjashme