17 vjeçari në Lezhë tregon skemën e vrasjes: E kam bërë me koshiencë të plotë

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Adoleshenti Florian Pervathi ka shpjeguar të gjithë skemën e vrasjen së hasmit të tij. 17-vjeçari ka deklaruar se me koshiencë të plot ka shkuar dhe ka kryer krimin pasi drejtësia nuk ka vepruar siç duhet për ekzekutimin e babait të tij, ndërsa ai ishte vetëm 4 vjeç kur mbeti jetim. Babanë ia vranë, ndërsa nëna u vetëhelmua nga dhimbja që i shkaktoi vrasja e bashkëshortit.

Një ditë pasi u vra nga 17-vjeçari Florian Pervathi, familja e Lek Lekëgjinaj në Lezhë ka hapur dyert e mortit. Pas kryerjes së krimit 17-vjeçari iu vunë prangat, ndërsa, këtë të martë ai është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore, por duket se ai nuk ka ndryshuar asgjë në mendjen e tij, pasi para hetuesve nuk ka shfaqur shenja pendese.

Adoleshenti ka pranuar para oficereve se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka kërkuar falje për krimin e kryer.

Në vitin 2009 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.

I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar.

Policia po përpiqet të mësojë se ku e gjeti armën adoleshenti. Pas mbërritjes së uniformave blu dhe vetëdorëzimit të tij ai ka treguar të gjithë ngjarjen.

Duket se gjithçka e kishte planifikuar shumë kujdes. Ditën e hënë ai e ka pritur 65-vjeçarin dhe në momentin që ky i fundit ka zbritur nga makina e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar për hakmarrje për të marrë gjakun dhe për të venë në vend drejtësinë. 17-vjeçari nuk ka treguar kush e dërgoi në komisariat pas kreu vrasjen, ndërsa do të rimerret sërish në pyetje në prani të psikologëve, pasi gjendja e tij psikologjike është shumë e rënduar.

Nga dëshmitë e banorëve dhe bashkëmoshatarëve mëson se Floriani ishte shumë i qetë dhe kishte pasion pikturën. Sipas tyre ai asnjëherë nuk është shprehur se do të hakmerrej për babain.

Të ngjashme