177 vjet Karl Menger, themeluesi i shkollës Austriake të ekonomisë

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 17:02 | Nga

Carl Menger lindi më 28 shkurt 1840 dhe nda nga jeta më 26 shkurt 1921. Ishte një ekonomist i famshëm austriak. Menger konsiderohet themeluesi i shkollës Austriake të ekonomisë. Menger zhvilloi teorinë e margjinalizimit, e cila përgënjeshtroi teoritë e vlerës të bazuara mbi koston e prodhimit.

Menger është i famshëm për teorinë e margjinalizmit , por ka dhënë edhe kontribute të tjera të rëndësishme në teorinë e çmimeve dhe ishte themelor në të ashtuquajturin Methodenstreit, një diatribë rreth metodës së duhur të shkencës ekonomike – një debat epistemologjik mes metodës shkencore të racionalizmit kritik dhe metodës dialektike të shkollës së Frankfurtit.

Në librin e vet “Origjina e Parasë”, Menger shpjegon se nuk është qeveria që e krijon paranë (si koncept dhe konsensus) por tregu. Individët vendosin se cila është e mira e tregut që mund të përdoret më së miri si një medium shkëmbimi. “Vetë njeriu është fillimi dhe fundi i çdo ekonomie”, dhe kështu është edhe në të vendosurit se çfarë duhet për përdoret dhe shkëmbehet si para.

Menger zhvilloi një teori të plotë të institucioneve shoqërore që lindin nga ndërveprimet mes njerëzve, çdonjëri me dijen dhe eksperiencat e veta subjektive. Është evoluimi i vetvetishëm i këtyre veprimeve njerëzore që krijojnë institucionet ku individët zbulojnë disa modele sjelljeje që ndihmojnë çdo person të arrijë qëllimet e veta me efiçiencë. Asgjë nuk është aq qendrore për këtë evolucion sa zhvillimi i parasë, që bën të mundur ndarjen e punës dhe kënaqjen e dëshirave dhe nevojave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme