Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. 42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike. 15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik. Për […]
178 pacientë, për 24 orë në Klinikën Emergjente

Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike.
15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik.
Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë.











