Klinika Emergjente s’ka hapësirë të mjaftueshme, objekti i ri në ndërtim që nga viti 2016

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 07:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente me kapacitet prej 22 shteretërish, i nisur që nga viti 2016, do të krijojë lehtësi në punë e stafit mjekësor.

Drejtori i kësaj Klinike, Basri Lenjani në një intervistë për Ekonomia Online, se edhe përkundër faktit që po punojnë në një objekt me kushte jo të përshtatshme, stafi i kësaj klinike ka një motivim për të ofruar shërbimet adekuate për pacientët.

Tutje, Lenjani tha se Klinika Emergjente që nga fillimi i vitit 2007 ka paraqitur planin dinamik për avancimin e zhvillimeve emergjente mjekësore.

 “Klinika Emergjente që nga fillimi i vitit 2007 ka paraqitur planin dinamik për zhvillimin dhe avancimin e zhvillimeve emergjente mjekësore duke kërkuar që në rast se na paraqitet ndonjë gjendje jetë kërcënuese ndonjë traumë madhore apo sëmundje akute kapacitet hapësinore të shërbimit spitalor nuk do të ishin të mjaftueshme”.

“Përkundër kësaj në vitin 2016 ka filluar ndërtimi i Klinikës Emergjente mjekësore e cila është në ndërtim e sipër dhe ka 22 shtretër. Është kapacitet hapësinor jo i mjaftueshëm, por në situata të caktuara edhe Klinika Emergjente ka arritur t’i menaxhoj rastet që kanë pasur nevojë për menaxhimin e sëmundjeve të rënda”.

Sipas Lenjanit Klinika Emergjente është e furnizuar mjaftueshëm me barna, materialin shpenzues dhe mbrojtës.

“Sa i përket barnave, materialit shpenzues dhe mbrojtës Klinika Emergjente ka qenë prioritet i shërbimit spitalor nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i përket barnave tani për tani qëndrojmë mirë”.

Klinika Emergjente përveç sëmundjeve mjekësore, sipas tij, ka një hapësirë të veçantë ku trajtohen të gjitha të sëmurët që janë të prekur me Coronavirus, raporton EO.

“Klinika Emergjente përveç që merret me sëmundje mjekësore dhe lëndime edhe në kuadër të shërbimit të ligjit të kujdesit emergjent mjekësor ekziston një kategori e veçantë që Klinika Emergjente duhet të ketë një hapësirë të veçantë ku do të menaxhohen të gjitha të sëmurët që janë prekur me Coronavirus”.

Ai shtoi se Klinika Emergjente ka rritur edhe ambulancat specialistike për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Meqenëse janë mbyllur të gjitha ambulancat specialistike të cilat ofrojnë kujdes emergjent mjekësor përkundër kësaj Qendrat e Mjekësisë Familjare, Spitalet Regjionale  ende vazhdojnë avazin e vjetër për dërgimin e rasteve. Ne kemi rritur edhe ambulancat specialistike për t’i dalë në ndihmë qytetarëve”.

Të ngjashme