18 ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, të kryesuar nga Romana Vlahutin kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Dibër. Në programin e tyre është edhe një vizitë në Kalanë e Dodës.
Takimi po zhvillohet pa praninë e medias, por mendohet se çështja e azilkërkuese shqiptarë në BE që kryesisht janë nga Dibra dhe zona të tjera në veri i ka nxitur ambasadorët të shikojnë nga afër situatën dhe të dërgojnë mesazhin e tyre.