Shoqata e Kompanive të Produkteve Pyjore Jodrusore (PPJD) dhe Bimëve Aromatike Mjekësore (BAM) “Organika” kanë bërë shpërndarjen e certifikatave organike për 18 biznese të Kosovës që merren me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e produkteve jo drunore dhe aromatike mjekësore.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, tha se janë 25 kompani që merren me këtë lloj të biznesit, dhe sipas tij, pjesa më e madhe shkon për eksport në Gjermani dhe vendet e tjera.
Ai më tej shtoi se ministria e ka cilësuar këtë sektor si të rëndësishëm, prandaj edhe do të vazhdojë ta mbështes edhe më tutje.
Rikalo tha se si ministri për këtë veprimtari kanë mbështetur fermerët me nga 300 euro për hektar.
Faton Negovci, Drejtor ekzekutiv i shoqatës “Organika”, tha se certifikimi organik për këto kompani është arritje shumë e madhe.
Sipas tij, kjo ngjarje vë theksin tek rëndësia e certifikimit organik dhe standardeve për bizneset e Kosovës dhe tek trendet e së ardhmes në këtë sektor.
“Kërkesa për produkte organike në tregjet ndërkombëtare është shumë e madh”.
Stefan Butscher, Këshilltar Rajonal për Ekonomi dhe Punësim në Ballkanin Perëndimor, tha se ne e përkrahim çdo produkt organik dhe cilësor.
“Produktet organike kur e kanë etiketën, cilësinë ju rritet vlera edhe më shumë. Shumë fermer po investojnë për çertifikimin organik në Kosovë, gjë që po bëhet edhe me mbështetjen zvicrane. Konsumatorëve ju pëlqen ajo etiketa , p.sh në Zvicër shpenzojnë 260 euro në vit për frymë njeriu për produkte organike…”
Po ashtu Butscher tha se jo është mundësi e madhe për Kosovën që të rrit deficitin tregtar dhe të rris punësimet.
Ndërsa Halil Avdijaj , pronar i “Agro produkt” sh.p.k, tha se është ndër kompanitë e para në Kosovë që është marrë me produkte organike.
Ai falënderoi edhe ish ministrin e bujqësisë, Memli Krasniqin, i cili tha se gjatë mandatit të tij ju dha mbështetje këtyre produkteve.
“… Përveç organizatave të ndryshme që na kanë mbështetur, e falënderoj edhe ish ministrin e bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili na ka mbështetur në këto produkte…”
Procesi për certifikimin organik të kompanive u mbështet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest.