Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66 mijë euro për 18 organizata, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, kërkoi nga gratë fituese të granteve që së bashku me RrGK të implementojnë strategjinë e re.
Rogova tha se raundi i 14-të i jep mundësi të gjitha organizatave të aplikojnë deri në fund të muajit tetor, e gjithë kjo siç tha ajo në fuqizimin e gruas.
“Ju jeni ato që jeni vazhdimisht në kontakt me qytetarët anë kënd Kosovës ju i dini nevojat. Përmes fondit ne e implementojmë bashkërisht. Qëllimi kryesor është që të implementojmë strategjinë e re. Ky është raundi i 13-të. 18 organizata dy prej tyre që janë në partneritet. Kjo është financuar nga korporata e zhvillimit austriak. Ju uroj sukses dhe të kemi sa më shumë mundësi që të punojmë së bashku mbi 98% strategjinë e re. Raundi i 14-të keni mundësi të aplikoni deri në fund të muajit tetor”, u shpreh Rogova.
Annette Fath Lihic nga Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Annette Fath Lihic, theksoi se BE-ja ndihet krenare që të përkrah projekte të tilla, në mbështetje të grave të Kosovës.
“Shumë punë është bërë nga ju. Nganjëherë shumë shumë errësirë prandaj duhet të ecim me kujdes. Unë jam këtu pranë dikujt që ka bërë këtë. Ne e përkrahim këtë financiarisht. BE-ja është krenar që të jep para për këso projekte. Legjislacionin është i avancuar dhe i mirë. Ne nuk mund të kemi ligje kontradiktore. Përgjegjësinë e qeverisë që të gjithë liderët që keni përzgjedh t’i ruajnë të drejtat e qytetarëve, burrave dhe grave. Jemi në pritje të qeverisë së re, por kjo është diçka qe ju përket juve dhe liderëve të juaj. Të gjithë ju mund të kontribuoni. BE-ja është e lumtur që kontribuon për gratë”, ka deklaruar Lihic.
Udhëheqësi i Administratës nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Arsim Aziri, tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me tutje me RrGK, siç tha ai barazia gjinore do të jetë pjesëmarrëse në çdo projekt.
“Kemi pasur mjaftë sfida edhe nga kapacitet. Jam i kënaqur që kemi arrit këtu ku jemi. Raundi i 13-të, dhe përkrahim edhe aktivitet e tjera për gratë, fuqizimi në politikë, barazinë gjinore. BE-ja në të gjitha projektet e veta i jep rëndësi që barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo projekt. Ne do të vazhdojmë edhe tutje bashkëpunimin. Projekti aktual është deri në vitin 2020, por ne do të vazhdojmë edhe me tutje në fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë”, ka thënë Aziri, raporton Ekonomia Online.
Fondi i Grave të Kosovës ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burimet të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale apo personat e margjinalizuar.
Ndryshe, që nga viti 2012 FGK-ja ka ndarë 160 grante duke përkrahur 86 organizata me shumën prej mbi 753 mijë euro.