18 persona kanë vdekur dhe 2.295 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Njoftohet se për 24 orë janë kryer 12.406 testime, ndërkaq numri i rasteve aktive është 24.939.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.
Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.