Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në qytetin kinez Jilin, në verilindje të vendit.
Siç raportojnë autoritetet kineze shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave.
Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,360 veta është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe të energjisë elektrike.
Përmbytjet në qytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar.