Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë me mesazh për garuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka uruar fat dhe sukses ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

Kosova parakaloi sot në ceremoninë hapëse të lojërave Pekini 2022, me skitarin Albin Tahiri si bartës të flamurit shtetëror.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahet nga 4 deri më 20 shkurt në Pekin dhe Kosova po merr pjesë për herë të dytë në historinë e vet në lojëra dimërore.

Në një shkrim në Twitter gjatë ceremonisë hapëse të lojërave, Hovenier shkroi: “I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme