18 të vdekur nga shpërthimi në minierë

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 11:08 | Nga

Si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë, 18 persona e kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton agjencia e lajmeve Xinhua, sipas gjetjeve të para, 18 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi në minierën që ndodhet në rajonin Youxian në provincën Hunan, i cili është shkaktuar nga një rrjedhje e gazit.

Gjatë shpërthimit në minierë kanë qenë duke punuar 55 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe shëndetësisë kanë arritur deri te 37 minatorë, të cilët janë dërguar në spitalet në rajon.

Ekipet e sigurisë kanë arrestuar personat e dyshuar që mund të kenë qenë shkaktarë të aksidentit, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme