Edhe Kina po ia kthen shpinën Putinit, kjo është deklarata e tyre e fundit

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kina ndodhet gjithmonë e më shumë në vështirësi, në pozicionimin e saj si aleat i Rusisë. Pozicioni delikat i Pekinit zyrtar u shpreh edhe në telefonatën midis ministrit të Jashtëm Wang Yi dhe homologun  e tij amerikan, sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

Wang Yi deklaroi se zhvillimet e luftës në Ukrainë, ku qytete të tëra po përjetojnë shkatërrime dhe vdekje civile të panumërta, “janë diçka që Kina nuk dëshiron të shikojë”, dhe se kriza mes palëve duhet të zgjidhet me “dialog dhe negocim”.

Kryediplomati kinez theksoi se Perëndimi duhet të negociojë me anë të një dialogu të barabartë, duke nënvizuar se “duhet bërë kujdes për impaktin negativ që ka zgjerimi i vazhdueshëm  i NATO-s në lindje”.

Por nga ana tjetër, Blinken u përgjigj se Putin do të paguajë një çmim të lartë për një luftë të pajustifikuar dhe të paramenduar”.

Sekretari i Shtetit me gjuhë diplomatike i bëri kërkesë Pekinit të pozicionohet në dënimin ndaj agresionit të Kremlinit, kur theksoi se “bota po sheh se cilët janë kombet që mbajnë qëndrim mbi të drejtat themelore të lirisë, dhe sovranitetit”.

Ndërkohë, edhe pse në çdo vendim në OKB ka mbajtur qëndrim abstenues, Pekini zyrtar ndodhë në pozicion të vështirë të brendshëm, me shumë kompani kineze të kalibrit ndërkombëtar që nuk duan të asociohen si mbështetës të luftës së shpallur nga Vladimir Putin. /a2cnn

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme