18-vjeçari e rrah me ‘stupc’ babanë e tij – intervenon Policia

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës brenda familjes ka ndodhur dje në fshatin Vatë të Kaçanikut, ku babë e bir janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete.

Sinjali mëson se 53-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve që ka marrë gjatë përleshjes, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Kosovës.
|

Bazuar në dëshminë e tij, i biri e ka sulmuar fizikisht me një shkop druri, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor 18-vjeçarin, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të hetohen në liri për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Të ngjashme