182 raste, për 24 orë në Emergjencë

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 182 vizita gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave, 35 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).

Gjatë kësaj kohe, kishte 40 raste kirurgjike, 66 raste internistike, ndërsa u ofruan shërbime ortopedike për 31 persona.

9 persona kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndimet në aksidente trafiku.

Në reparte të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm, janë shtrirë 27 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme