19 të vdekur nga një sulm bombe në Afganistan

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

19 persona kanë vdekur në lagjen Maroof të krahinës jugore Kandahar në Afganistan.

Këta persona kanë vdekur nga një sulm me bombë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në një zyrë ku regjistroheshin votuesit.

Shefi i Policisë së Kandaharit, Tadeen Khan , ka thënë se tetë punonjës të Komisionit Zgjedhor janë vrarë nga këta talebanë, ndëra 11 persona të tjerë janë ushtarë të forcave të sigurisë afgane.

Ndërsa zëdhënës i talebanëve, Qari Yousuf Ahmadi,  tha se luftëtarët kanë vrarë punonjësit e Komisionit zgjedhor si dhe 57 anëtarë të Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë.

Të ngjashme