Qalaj: Nuk do ta tolerojmë dhunën

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 10:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka hapur fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”, me qëllim vetëdijesimi kundër dhunës në familje.

Drejtori i Përgjithshëm, Rashit Qalaj, tha se nuk do ta tolerojnë dhunën derisa bëri thirrje që ajo të lajmërohet në mënyrë që të minimizohet, raporton EkonomiaOnline.

“Kjo është fushatë shumë e rëndësishme. Dhuna nuk duhet të tolerohet dhe nuk do ta tolerojmë. Kërkoj nga të rinjtë ta respektojnë familjen. Kërkoj nga të gjithë që kudo që shihni dhunë ta raportoni atë. Të gjithë duhet ta ndalojmë dhe minimizojmë dhunën,” tha Qalaj.

Ëolfgang Nikolaus nga OSBE tha se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat për ndalimin e dhunës në familje.

“Dhuna në familje është problem botëror e që prek më së shumti gruan dhe kjo është edhe në Kosovë. Duke u konsideruar si problem familjar dhe stigmë sociale, lajmërimi i saj është bërë problem.  Duke bërë këtë si problem, dhuna ne familje është problem primar për OSBE-në në Kosovë. Ne gjatë misionit tonë në Kosovë do të ndihmojmë iniciativat për parandalimin e dhunës. Policia Kosovës ka nxjerr numër të madh të dhunës e që shumica janë gjëra. Mund të marrim me mend edhe sa raste tjera nuk janë lajmëruar, unë ju inkurajoj që të lajmëroni dhunën në Policinë e Kosovës.

Drejtoresha e Rrjetit të grupit të grave, Igballe Rugova, tha se përkrahin çdo iniciativë që merret kundër dhunës në familje.

“Ne përkrahim çdo iniciativë që merret kundër dhunës në familje. Dhuna në familje është krim sepse tash edhe jetë po merr, është krim sepse nuk po shohim edhe implementim të ligjit. Ne shpresojmë që policia, e drejtësia të funksionoj. Qytetarët mund të shpejtojnë jetë,” tha Rugova, raporton EO.

Kjo fushatë është organizuar nga  Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë  e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë. Fushata  do të realizohet në qiell të hapur në  tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri.

 

Të ngjashme