Është lansuar projekti “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, mbështetur nga Sfidat e Mileniumit të Kosovës (MCC), nga i cili do të përfitojnë 2 mijë e 600 shtëpi dhe banesa kosovare në masa të efiçiencës energjetike, raporton EkonomiaOnline.
Petrit Selimi, drejtor ekzekutiv nga Sfidat e Mileniumit të Kosovës (MCC), tha se ky projekt është ndër më të rëndësishmit prej që prej themelimit të tij.
Ai tha se kjo marrëveshje është fokusuar në dy projekte, në energji dhe transparence, që synojnë të bëjnë Kosovën të pavarur në sektorin energjetik.
“Ky projekt i subvencioneve për ekonomitë familjare është investimi më i madh në vlerë mbi 20 milionë dollarë, dhe konsorciumi gjerman i kompanive GFA dhe HFC janë përzgjedhur disa muaj më parë për ta ndihmuar ekzekutimin e subvencioneve dhe granteve. Ne synojmë që afër 2 mijë e 600 shtëpi dhe banesa kosovare të përfitojnë masa të efiçiencës energjetike, si izolim i tërësishëm i shtëpisë, për ngrohje të ujit apo efiçiente për ngrohje”, tha ai.
Ai bëri të ditur se projekti do të fokusohet edhe në ndërtimtari, ku o të përfitojë shtresa më e varfër e shoqërisë, por edhe gratë.
“Ky projekt nuk është vetëm projekt që do të fokusohet në ndërtimtari, me mijëra banorë të shtresave më të varfra do përftojnë nga masat qe kursehen për shpenzimin e rrymës. Projekti synon të dhëna qe ndihmon tërë shoqërinë kosovare. Të kuptojnë si ta marrin fatin në dorën e tyre dhe kuletën familjare. Të marrin vendim të rëndësishme të investimit familjar për shpenzim e sa më të vogël te buxhetit familjar. Pjesa e projektit është edhe ndihmesa e grave ndërmarrëse ne grante. Ne konsiderojmë se nuk ka ekonomi efektive dhe nuk mund te flitet për sektorin e mirëfilltë ekonomik nëse ne sektorin e energjisë me pak se 10 për qind e grave janë të punësuara nga totali i punëtoreve”, tha ai.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe administratori i USAID-it, Mark Green, i cili tha se Kosova ka ende punë në luftimin e korrupsionit dhe pavarësimit të gjyqësorit nga politika.
Ai tha se do të vazhdojnë të përkrahin ekonominë e Kosovës.
“Duhet të punojmë ngushtë të reformojmë institucionet, të luftojmë korrupsionin, të ndalojmë politikanët të ndërhyjnë në sistemin gjyqësor. Të njohim progresin vit pas vit. Kosova në rangim është përmirësuar, shpenzimet në arsimin dhe shëndetësi ky program ka zgjedhur Kosovën të zhvillohet si kompakt. Mendoj se Kosova do vazhdoj të bëjë progres dhe po e shoh këtë. Sot pasi fillojnë me këtë projekt kjo i ndihmon qytetareve dhe qeverisë të zhvillohen dhe të kenë furnizim të besueshëm dhe te kenë praktike të efiçiencës së energjisë. Duke përkrahur shtëpitë me sisteme të ngrohjes”, tha ai.
Sipas këtij projekti furnizimi me energji elektrike është i papërshtatshëm për të përmbushur kërkesat e përdoruesve fundorë, çka ndikon në ekonominë e Kosovës përmes mangësive të ofertës-kërkesës, duke zvogëluar kështu prodhimin ekonomik dhe duke rritur koston e furnizimit me energji elektrike kryesisht për shkak te rritjes se importeve gjatë pikut të kërkesës për energji elektrike në sezonin e dimrit.
Arsim Kullqi, drejtor i Agjencisë së Energjisë në Kosovë, foli për rolin e eficiencës së energjisë për zhvillimin ekonomik
“Roli i efiçiencës konsiderohet si komponent esenciale për zhvillim ekonomik. Në planin e tretë dhe katër është parë qe potenciali i kursimit rreth 40 për qind sektori i banimit mund të ndihmojë në kursimin e energjisë. Çmimi energjisë është në rritje dhe gjendja e sektorit të banimit nuk ahtë e mirë. MCC-ja do të mbështetë pikën më të rëndësishme në zbatimin e politikës nga qeveria. Qeveria e Kosovës ka përgatitur një kornizë ligjore në fushën e efiçienës së energjisë dhe planet komunale, donatorët të mbështesin këtë sektor.”, tha Koliqi.
Daniel Wahby, udhëheqës i divizionit të kompanisë GFA, tha se beson që ky projekt do të implementohet në plotni dhe se do të kontribuojë në kursimin e energjisë.
“Jemi të involvuar në një numër të madh të projekte për përmirësimin e energjisë dhe të kemi masa të energjisë efiçiente. Jemi nën ombrellën e sfidave të mijëvjeçarit, kemi qenë gjithmonë të gatshëm të përkrahim qeverinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, lehtësim te tregtisë dhe bujqësisë”, tha ai.
Frank Karg, drejtor ekzektutiv HPC International, tha se Kosova ka shumë potenciale në fushën e minierave dhe se do të angazhohen për nj zhvillim të qëndrueshëm të saj.
Zoran Morvaj, drejtor i projektit SEEK, tha se këto projekte janëe pjesë e zhvillimit të fushës së energjisë. Ai tha se Kosova duhet të fokusohet në përmirësimin e nivelit të energjisë në amvisëri.