2 600 të moshuar janë vaksinuar kundër Covid-19

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 12:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 Tetori në Prishtinë”, kundër Covid-19 janë vaksinuar 2 600 persona të moshuar, ndërsa të hënën deri në mesditë janë vaksinuar 85 persona më sëmundje kronike, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, tha se deri më tani mbi 1 mijë persona të moshës mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike janë vaksinuar.

“Edhe sot ka vazhduar  vaksinimi i të moshuarve mbi  75 vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike, dhe deri në këto qasem kemi 85,  ndërsa nëse flasim në shifër nga data 8 deri më sot kemi kaluar 2 600 të vaksinuar përfshirë moshën 85 vjeç, 80vjec dhe 75 e tutje”, tha Bardhi.

Ai po ashtu ka sqaruar se për momentin janë duke u vaksinuar personat mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike, pasi sipas tij ka pasur keqinformim se po vaksinohen edhe personat nën 75 vjeç.

Të ngjashme