Vitia viziton sallën “1 Tetori”, ku po bëhet vaksinimi i të moshuarve

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 17:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku ka parë nga afër vaksinimin e personave mbi 85 vjeç, kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Pas vizitës Vitia ka mbajtur edhe konferencë për medie.

Procesi i vaksinimit të personave mbi 85 vjeç përveç në Prishtinë ka filluar edhe në komunat tjera si në  Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti gjatë ditës, 3 500 perona të moshës mbi 80 vjeç kanë aplikuar për vaksinim.

Gjatë ditës ka pasur interesim të madh të të moshuarave për tu vaksinuar ku deri në mesditë janë vaksinuar në sallën “1 Tetori” ,77 persona.

Të ngjashme