Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se së shpejti nis projektin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2026”, në kuadër të 24-vjetorit të përkushtimit ndaj prodhuesve, biznesit dhe ekonomisë vendore, raporton Ekonomia Online
“Edhe këtë vit, të bashkuar për prodhimin vendor, biznesin kosovar dhe zhvillimin ekonomik të vendit! “UNË KONSUMOJ PRODHIME VENDORE! PO JU?” Një slogan krenarie për vendin tonë, që bashkon ndjenjën kombëtare me përkushtimin për prodhimin vendor dhe besimin në biznesin kosovar”, thuhet në njoftim në Facebook.
“Të mbështesim prodhuesit tanë, sepse duke blerë shqip, forcojmë Kosovën! AKB – 24 vjet në shërbim të biznesit dhe ekonomisë kombëtare”, thuhet tutje në njoftim.