16 raste të reja dhe asnjë viktimë, është bilanci i sotëm i Coronavirusit në Kosovë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara sot, që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur gjithsej 2 mijë e 974 persona nga COVID-19,
Po ashtu, nga kjo periudhë janë konfirmuar gjithsej 160 mijë e 622 raste.
Ndërkaq janë shëruar 157 mijë e 184.