Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Syn i zi” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.
Kënga është punuar nga producenti Rzon, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet 2 Ton.
“Syn i zi” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.
Reperi nga Ferizaj është çdo herë aktiv me projekte muzikore, teksa në çdo sezon veror ka befasuar fansat me nga një këngë të re.