Dje janë iniciuar gjithsej 9 raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe si rezultat, 20 persona janë arrestuar.
Komuna e cila ka pasur më së shumti arrestime është Peja, ku u iniciua 1 rast dhe u arrestuan 11 persona.
Ndërsa në Mitrovicën e Jugut janë iniciuar 3 raste, ku janë arrestuar 3 persona. Në Gjilan u inicua 1 rast me 2 të arrestuar, ndërsa në Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë u inicuan nga një rast ku kishin të arrestuar vetëm nga një person.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë për rastet dhe personat e arrestuar për secilën komunë: