Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj takon Drejtoreshën e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë për Ballkan

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt takim zyrtar i Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Faton Pllana dhe Yolanda Edwards – Drejtoreshë e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin.

Gjatë këtij takimi Drejtori Rajonal i policisë, e njoftoi Yolanda Edwards dhe stafin e saj për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.
Po ashtu dy palët u dakorduan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme