Samuel Langhorne Clemens (1835 – 1910) njihet me emrin Mark Twain, ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane).
Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi. Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit.
Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërhoqi vëmendjen e publikut mbarëkombetar. Ai arriti sukses mjaft të madh si një shkrimtar dhe spiker.
Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.
E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike.
Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij, të përmbledhura nga Ekonomia Online:
- Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të pastër: kjo është jeta ideale.
- Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
- Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dinë kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
- Unë jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë ata që më lavdërojnë më vënë në siklet, unë gjithmonë ndjej se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.
- Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
- Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.
- Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
- Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.
- Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.
- Mungesa e parave është rrënja e gjithë të këqijave.
- Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
- Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
- Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri.
- Një njeri që mban një mace nga bishti mëson diçka që ai nuk mund ta mësojë në asnjë mënyrë tjetër.
- Njeriu nuk është kurrë më i sinqertë sesa kur e pranon që është gënjeshtar.
- Më mirë një premtim i shkelur se një premtim i padhënë.
- Gjithmonë bëj mirë. Kjo do t’i kënaqë disa njerëz dhe do të habisë pjesën tjetër.
- Është mirësia e Perëndisë që në vendin tonë i kemi këto tri gjëra tej mase të çmuara: Liria e fjalës, liria e ndërgjegjes, dhe kujdesi për të mos praktikuar asnjëherë asnjërën prej tyre.
- Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.
- Nëse puna juaj është që hani një bretkosë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.