Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, AKU ka bllokuar dy ngarkesa produktesh: lëngje frutash dhe kripë.
Nga kontrolli i ushtruar në praktikën e importit të një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash (nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri) u konstatua se ato ishin afër datës së skadencës.
Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 2.7 ton “Krip Himalaje” (nisur nga Maqedonia me qëllimin tregtimin në Shqipëri) për t’u përdorur për konsum human u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.
Njoftimi i plotë
Sezoni turistik: AKU mban “pastër” tregun e brendshëm. Tonelata me produkte ushqimore të pasigurta ndalohen të hyjnë në Shqipëri.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimorë në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e praktikave abuzive me sigurine e ushqimeve dhe ndalimin e futjes në tregun vendas të mallrave ushqimore me siguri të cënuar dhe të papërshtatshme për konsum.
Nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, AKU ka bllokuar dy ngarkesa produktesh: lëngje frutash dhe kripë.
1. Nga kontrolli i ushtruar në praktikën e importit të një ngarkesë me 20.4 ton lengje frutash (nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri) u konstatua se nuk permbushnin kerkesat ligjore te sigurise ushqimore per jetegjatesine (produkteve ju kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011. Per krte arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave ne Shqiperi dge urdheroi kthimin e ngarkeses ne vendin e origjines.
2. Nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 2.7 ton “Krip Himalaje” (nisur nga Maqedonia me qëllimin tregtimin në Shqipëri) për t’u përdorur për konsum human u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6). Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se produkti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (nuk ka raport-analizë te vlefshme per nivelin e jodit si dhe etiketa nuk percakton saktesisht permbajtjen e jodit). Për rrjedhojë, AKU ndaloi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë.l dhe urdheroi kthimin e saj në vendin e origjinës.
3. Nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit në nje ngarkese me 4043 kg pije energjike “Red Bull” (produkti vinte nga Rumania me vënd origjine Austri) u konstatua që produkti nuk plotësonte kërkesat ligjore te importit (mangesi ne dokumentacion shoqerues). AKU bllokoi fillimisht ngarkesën dhe i kërkoi subjektit plotësimin e mangësive në dokumentacion shoqerues. Pas kalimit të afatit kohor për plotesimin e mangësive në dokumentacion dhe në kushtet kur subjekti nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar sigurinë e produktit sipas kërkesave ligjore të importit, AKU urdhëroi kthimin e produktit në vendin nga ku është importuar.
4. Nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspekrimit Kufitar Durrës në një ngarkesë prej 21 ton kripë (produkti me origjinë nga Gjermania importuar për tu përdorur për konsum human në Shqipëri) u konstatuan mospëputhje e kërkesave ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6). Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se etiketa e produktit kripë, nuk përmbante te dhënat kryesore si: niveli i jodit, data e skadences dhe e prodhimit. Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 21 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit te sigurise ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në vendin tonë. /Lajmi.net/