Aksidenti që ndodhi në “Rrugën B” në Prishtinë me 22 tetor të vitit të kaluar i mori jetën dy vajzave të reja.
Këtë aksident e shkaktoi një 20-vjeçar me emrin Luftrim Musaj, i cili u dënua sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Musaj morri një dënim nga kjo Gjykatë gjatë ditës së sotme, ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim.
Familjarët e viktimave kanë reaguar pas këtij dënimi duke e quajtur skandaloz dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
30-vjeçarja, me inicialet L.A., ndërroi jetë menjëherë si pasojë e mos-përballimit të plagëve të marra nga goditja e veturës. Kurse 23-vjeçarja tjetër, F.R., ndërroi jetë disa ditë më vonë, transmeton Gazeta Metro.
Policia e Kosovës kishte arritur të arrestojë ngasësin e veturës BMW, Luftrim Musaj, 20-vjeç.