Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka organizuar ligjëratën me temën “Sot, 20 vjet më parë: Rasti “Te Pishat” në Skenderaj, raporton Ekonomia Online.
Menaxherja e Qendrës së Dokumentimit të Kosovës, Dea Dedim, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur gjatë kohës së luftës.”Të gjeturat dhe faktet janë të bazuara ne deklarata të dëshmitarëve okular dhe nga tribunali i Hagës. Lufta zyrtarisht filloi 28 shkurtë 1998 dhe gjendja në Kosovë sa vinte e rëndohej. Në vitin 1999 në territorin e Kosovës u vranë 181 persona prej tyre 106 civilë. Ngjarjet më së shumti vëmendje ishte Reçak 56 persona dhe Rugova me 27 persona”, tha Dedi.
Sipas saj, që nga fillimi luftës Gllogoci dhe Skenderaj ishin cak i masakrave.
“Nga janari deri në mars të vitit 99 policia serbe morën sulmuan Likoshani, Qirezi, Llausha, Tersteniku, duke lënë shumë fëmijë pa shtëpi. Nga fillimi i muajit marshonin refugjatë. 1999, Skenderaj ishte qyteti i parë që u sulmua. Vetëm at ditë mbi 20 persona u vranë.”, tha Dedi.
Ndërë shumë vrasje që u kryen nga forcat serbe , Dea Dedi tregoi edhe ngjarjet që ka ndodhur nëpër lagje, ndër to edhe të rastit te të vrarit Milazim Rexha.
“Me datë 20 mars 1999 familja Rexha ishin në shtëpin e tyre, në lagjen II-të të Skenderajt. Nëna e Milazimit kishte dëgjuar të shtëna armësh herët në mëngjes e të cilat vinin nga Fabrika e Municionit.
Ajo kishte parë parë persona të armatosur tek hynin në lagjen rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe kishte lajmëruar burrin Sadikun dhe djemët Milazimin, Blerimin dhe Naimin.
Atëher djemtë bashkë me disa komshi kishin dalur nga shtëpia për tu larguar në drejtim të maleve të Laushës. Ushtarët kishin vrejtur ata në një fushë të hapur dhe kanë shtënë në drejtim të tyre, duke lënë të vrarë Milaim Rexhën.” ka rrëfyer dedi.
Familjari i Milazim Rexhës, Afrimi, kishte ardhur nga Gjermania për të dëgjuar rrëfimin e kësaj organizate për rastin që i ka ndodhur familjarit të tij. Ai kritikoi institucionet, sipas tij, nuk janë angazhuar me rastin.
“Kjo që po bënë kjo organizatë është një gjë shumë e mirë por sa i përket komunës është turp qe 20 vite s’ka organizuar asnjë organizim përkujtimi”, tha Rexha, raporton Ekonomia Online.
Në anën tjetër, drejtori i ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovës, Bekim Blakaj, tha se organizata që drejton do të ketë edhe të tjera rrëfime për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës.
“Siç e dini fondi për drejte humanitare ka filluar mbi ngjarjet që kanë ndodhë gjatë luftës ngjarje të cilat nuk janë të njoftuan në komunat tjera. Ky projekt s’di a do të mund të vazhdohej pa përkrahjen e ambasadës zvicerane në mënyrë që ti përkujtojmë viktimat në 20 vjetorin e vrasjes apo zhdukjes së tyre”, tha Blakaj.
Përndryshe, me 21 mars të vitit 1999 në vendin e quajtur te Pishat, janë gjendur të vrarë 8 persona, Sabri Gashi, Nebih Vojvoda , Lavdim Vojvoda, Januz Kalleci, Xhavit Kalleci Sabit Veliqi, Musli Shala, Ramiz Geci.
Sot e 20 vite më parë u panë për herë të fundit nga familjarët e tyre dhe sot e asaj dite nuk dihet për fatin e Gani Azemi, Faton Azemi ,Shaip Azemi, Emerllah Azemi , Halim Gucati, Isuf Gashi , Burim Gashi , Qemajl Neziri.