Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, të hënën ka ndarë 200 spërkatëse shpine për fermerët e Komunës të cilët kishin plotësuar kriteret e konkursit për aplikim.
Edhe këtë vit, kjo drejtori ka përkrahur dhe mbështetur përmes subvencionimit sektorin e pemëtarisë dhe perimtarisë ku i ka ndarë spërkatëse shpine për mbrojtjen e bimëve.
Spërkatësja e shpinës është në formë manuale dhe me bateri mbushëse e cila përdoret për t’i spërkatur pemët dhe perimet për mbrojtjen bimës.
Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu-Dvorani, ka thënë se përmes subvencionimit, do të vazhdojnë të përkrahin dhe mbështesin fermerët e Komunës së Drenasit.
Për të qenë përfitues i këtij subvencioni, shpallja ka qenë publike në ueb faqe të Komunës, ndërsa Komisioni sipas kritereve ka bërë përzgjedhjen e tyre.