Nga një muaj paraburgim për dy personat që dyshohet se rrëmbyen vajzën e mitur në Drenas

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit  dy personave të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer një vajzë të mitur në orët e mbrëmjes së të hënës në Drenas.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës, bëjnë të ditur se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Personat e ndaluar dyshohet se e kanë futur me forcë vajzën në veturë dhe më pas e kanë shtyrë nga vetura, duke e lënë në rrugë.

Viktima është dërguar në stacion policor nga disa kalimtarë të rastit dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme