2005 dhe 2019 – momentet kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Dorëheqje më 2005, dorëheqje më 2019.

Është ky Ramush Haradinaj i cili për të dytën herë lë postin e kryeministrit të vendit – pothuajse për të njëjtën arsye atëbotë dhe sot, njofton Klan Kosova.

Më 2005 i kishte ardhur një ftesë nga Tribunali i Hagës dhe tash një ftesë nga Gjykata Speciale – në të dy herët si i dyshuar për krime të mundshme gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pikërisht për këtë arsye, kryetari i AAK-së, është shpallur dy herë i pafajshëm, një herë më 3 prill 2008 dhe një herë më 29 nëntor 2012, njofton Klan Kosova.

Javën e ardhshme ai njoftoi se do të udhëtojë për herë të tretë në Hagë. Thotë se është ftuar si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale.

https://video.gjirafa.com/pamje-nga-momenti-kur-ramush-haradinaj-jep-doreheqje-prej-postit-te-kryeministrit

Të ngjashme