2020, Juventusi e vazhdoi dominimin në Itali

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

“Bianconeri” ishin të jashtëzakonshëm duke e fituar titullin e nëntë radhazi të kampionit në Serie A

Futbolli italian ka rënë në duart e Juventusit pothuajse qe një dekadë.

“Bianconeri” e dominuan Serinë A edhe në sezonin 2019/2020.

Bardhezinjtë në vitin që e lamë pas e siguruan titullin e nëntë radhazi të kampionit në Itali, një gjë e cila nuk ishte arritur kurrë më parë në këtë vend.

Që prej vitit 2012, Juve e ka fituar gjithnjë titullin e kampionit, duke i kaluar plot 3000 ditë i kampionë të Serie A.

Tre nga nëntë “Scudettot” i kishte fituar Antonio Conte, më pas pesë të tjera Max Allegri, ndërsa të nëntin e fitoi Maurizio Sarri.

Juve e dominoi futbollin në Itali para dhe pas pandemisë, duke i lënë prapa Lazion dhe Interin, të cilat e ndoqën vazhdimisht.

Sidoqoftë, për dallim nga sezonet paraprake, Juve nuk e shfaqi formën më të mirë të mundshme duke fituar më së paku pikë për dallim nga tetë sezonet tjera që ishte shpalur kampion.

Forma e Cristiano Ronaldos e ndihmoi dukshëm ekipin torinez.

Ylli portugez u bë lojtari i tretë i Juventusit që shënon së paku 30 gola brenda një sezoni në Serie A pas Felice Borel dhe John Hansen.

Juventusi mbetet favorit për ta fituar përsëri titullin e kampionit në Itali, edhe pse skuadrës së Andrea Pirlos nuk po i ecin dhe aq mirë punët në edicionin 2020/2021, me Milanin dhe Interin që po ashtu e kërkojnë titullin e më të mirit në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme