Si rëndom, fillimviti ekzekutivin lokal e gjen në planifikimet vjetore të punës. Edhe sot, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, përmes konferencës për media, bëri të ditura synimet që ka dikasteri që drejton, në rritjen e efikasitetit në shërbimet publike, madje drejtori Halili, bëri publike edhe projektet e reja që këtë vit do të nisin së zbatuari në fushën e shërbimeve publike.
Riparimi i trotuareve në zonën qendër, rregullimi i Tregut të Gjelbër, mirëmbajtja dhe rregullimi i Varrezave të Qytetit, rregullimi teknik i komunikacionit me shenja ndriçuese, hartimi i Planit të Mobilitetit për Komunën e Ferizajt, investimi në rritjen e kapaciteteve operative të kompanive të mirëmbajtjes dhe blerja e makinerive të sofistikuara të pastrimit, vendosja e kontenjerëve nën dhe mbitokësor përgjatë gjithë zonës urbane si dhe zbatimi i Planit të Veprimit për Grumbullimin dhe Menaxhimin e Mbeturinave janë vetëm disa nga nismat që përfundimisht shërbimet publike në qytetin tonë, do ta ridimensionojnë plotësisht si kapacitete vepruese dhe cilësi të jetës për qytetarët.
Detajet gjeni në videon e plotë të konferencës për media të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili.