Jemi në prag të përfundimit të vitit 2020, vit ky ku Kosova është përballur me pandeminë dhe ndryshimet politike në vend. Qytetarët të pyetur nga Ekonomia Online se si ka qenë viti 2020 për ta dhe se çka presin nga viti 2021 u shprehën jo të kënaqur nga ky vit por me pritshmëri më të mëdha për vitin e ardhshëm.
Qytetari Sejdi Ahmeti tha që ky vit nuk ka qenë aspak i mirë, sidomos sa i përket situatës politike në vend.
“Viti 2020 ka qenë katastrof si të ja nisësh prej pandemisë, prej deputetëve, kemi pasë deputetë rebela, që nuk e kanë meritu atë vend aty”, tha Ahmeti.
Sipas tij katastrofa e këtij vendi është shkuarja e liderëve të Kosovës në Hagë, dhe se vitin 2021 presin më mirë.
E për qytetarin tjetër Rushit Bilalli vitin 2020 e cilëson si vit jo të këndshëm.
“Viti 2020 ishalla nuk përsëritet ma, nuk ka qenë vit i këndshëm për neve, sidomos as nuk kem politikë edhe pandemia, të dyja kanë qenë të dështuara dhe jo të këndshme për neve”, u shpreh Bilalli.
Mes tjerash ai pret ditë më të mira, dhe jo si viti 2020 me krejt problematikat si në politikë ashtu edhe tek rinia e vendit.
Vështirësitë në kushtet ekonomike, papunësi janë disa nga problemet që qytetari tjetër Halit Sfarqa i ka evidentuar gjatë vitit 2020
Sipas tij pret që me zgjedhje të reja të bëhet më mirë.
“Nuk ndjej kurrfarë kënaqësie, po presim zgjedhjet nashta bahet ma mirë, ndoshta mas zgjedhjeve bahet mirë diçka”, përfundoi Sfarqa.
Problemi kryesor për qyetarët ka qenë pandemia, e të njëjtën situatë e përshkruan edhe qytetari tjetër Besim Latifaj.
“Viti 2020 ka qenë shumë i keq, pandemia na ka prish jetën, dhe viti 2021 pres të jetë me mirë se do del vaksina edhe do të kalojmë pandeminë”, theksoi mes tjerash Latifaj.