Dolën për t’i rivendosur pikat e kuqe të protestës në shesh, Policia ndalon 4 persona

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se sot në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, katër persona kanë thyer rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë kur kanë vënë shenja të kuqe në shesh. Të njëjtit nuk kishin marrë as leje për të shënjuar sheshin kryesor të Prishtinës me pika të kuqe.

Katër persona kanë shpërfillur vendimet e Qeverisë kur kanë vendosur të bëjnë shenja të kuqe në sheshin kryesor të Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigje nga Policia e Kosovës.

“Sot, më 16.05.2020, në ora 10:40, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, patrulla policore ka ndaluar katër persona. Gjatë kontrollit të letërnjoftimeve, është parë se të njëjtin kishin dal pa përfillur kohën e daljes bazuar në vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, kanë thënë Zyra e Informimit e Policisë.

Policia tha po ashtu se ka informuar inspektorët sanitarë të komunës së Prishtinës për këtë rast.

“Policia ka thirrur Inspektorët Sanitarë të komunës së Prishtinës që të dalin në shesh për të ndërmarrë veprime ligjore”, thanë nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tha se inspektorët sanitarë janë nga AVUK dhe jo nga komuna e Prishtinës.

“Inspektorët sanitarë janë nga AVUK, nuk janë inspektor komunal. Ata bashkë me Policinë e Kosovës, marrin masa ndaj personave fizik lidhur me shkeljen e vendimeve të kohës”, tha ai.

Tutje, Tahiri konfirmoi se të njëjtit nuk kanë marrë leje për këtë aksion në Komunën e Prishtinës

“As herën e parë, as tash nuk kanë marrë leje për diçka të tillë” , shtoi ai.

Para katër ditësh disa aktivistë të shoqërisë civile kishin vendosur pika të kuqe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku më pas u panë mbi 400 persona të cilën ata e quajtën provë për protestë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme