Shiroka Pula nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Prishtinë | 08 Nën 2026 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR.

Ceremonia është mbajtur në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë ceremoni, Shiroka Pula ishte e shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo ka vlerësuar përkushtimin e ushtarëve që dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.

Të ngjashme