21 mijë kërkesa nga serbët e Kosovës për nënshtetësi ruse

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 17:38 | Nga

Apetitet e serbëve për të kthyer Kosovën nën Serbi, ende nuk janë shuar. Të shtyrë nga Beogradi zyrtar, ata vazhdojnë të injorojnë shtetin e Kosovës.

Por, sipas disa raporteve sekrete të siguruara nga Gazeta Intro, kjo ëndërr ka nisur të zbehet.

Në dokumente thuhet se është rritur numri i serbëve që kanë bërë kërkesë për nënshtetësi ruse. Raportet tregojnë se numri i kërkesave për azil në Rusi shkon në 21 mijë, të gjithë serb të Kosovës.

Rusia ka arsyetuar këto kërkesa, duke u thirrur në materiale propaganduese kundër Kosovës, në të cilat akuzohen kosovarët për sulme e vrasje të serbëve.

“Rusia është kthyer në shpresën e vetme për qelinë e shqiptarëve të Kosovës” ishte deklarata zyrtare e autoriteteve në Rusi, të cilët u kanë premtuar serbëve të Kosovës se vet Presidenti rus Vladimir Putin do të aprovoj këto kërkesa dhe se Rusia i ka dyert e hapura për krejt serbët e Kosovës.

Në dokument, Beogradi zyrtar akuzohet për mos-angazhim. Madje në këto raporte autoritetet serbe përshkruhen si vegël e perëndimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme