Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, Aleancën Franceze, Culture for All – Phase III dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, organizon koncerte për të shënuar “Festen e Muzikës” të martën me 21 qershor duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 00:00 në sheshin “Zahir Pajaziti. |
Organizimi i këtij manifestimi bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohen të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës.
“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo festë ka fillua në vitin 1982 nga Ministri Francez i Kulturës Jack Lang. Tani ka fillua të behet festë tradicionale edhe në Prishtinë.SKENA DHE PERFORMUESIT PËR FESTËN E MUZIKËS SHESHI “ZAHIR PAJAZITI”– 10:00 – 24:00 10:00 – 10:30 10:30 – 11:00 11:00 – 14:30: 17:00 – 18:00: 23:00 – 24:00: Koncepti i Kampionatit Sintor është ndërtuar dhe zhvilluar nga ‘Kosovo Society for Music and Technology’, që drejtohet nga muzicienti kosovar Liburn Jupolli. Në këtë koncept përfshihen formacione deri në 10 muzicientë në interpretim individual apo të përbashkët të veprave të njohura muzikore. |