Një i ri periudhën e festave e ka kaluar në burg pasi ka pasur një zënkë me të dashurën sepse ishte i pakënaqur që ajo i ka blerë si dhuratë një deodorant dy funte.
Steve Manson, 21-vjeçar, nga Paisley, kishte grushtuar derën e kuzhinës së të dashurës së tij Nicole Armostrong, pasi e kishte pyetur se çfarë i kishte blerë për Krishtlindje.
Një gjykatë në Angli ka saktësuar se ai e ka sulmuar Armstrongun, e cila ka dëshmuar se tërë incidenti ka ndodhur për një deodorant.
“I kam blerë një komplet deodorantësh. Ai nuk ishte i lumtur për këtë. Ai më tha: ‘Kaq kam vlerë për ty?’”.
“Kushtoi dy funte dhe ishte diçka që zgjodha për shpejt. Do t’i blija diçka më të mirë. Ishte i inatosur me mua. Po kërcente dhe bënte me duar kah unë”, ka dëshmuar ajo.
Manson ka konfirmuar në gjykatë se zënka filloi për deodorantin që i ishte bërë dhuratë nga e dashura.
Ai është shpallur fajtor për këtë incident dhe gjykata e ka urdhëruar që të paguajë 100 funte për kompensimin e derës që ka grushtuar. Përveç këtij kompensimi ai ka vuajtur edhe 30 ditë paraburgim.