Kandidatja e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi, ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës në veri të Mitrovicës, kur në prezencë të KFOR-it ishin vrarë 10 shqiptarë të asaj pjese.
Idrizi, e cila vjen nga Mitrovica, është zotuar se nuk do të ndalet deri në frymën e fundit që drejtësia të vijë në vendin e vet.
“Kujtojmë faktin se në vitin 2000 janë vrarë në prezencë të KFOR-it, 10 shqiptarë. Personalisht familjarët e personave të pagjetur, sa herë kanë tentu në pjesën veriore të varrezave të shqiptarëve, por nuk kanë leju. Kanë pas fuqi UNMIK-u. Nuk kanë leju deri tek 2008-ta. S’mund të themi që s’ka pasur përpjekje”.
“10 qytetarë mitrovicas u vranë në natën në mes 3 e 4 Shkurtit të vitit 2000, e 12 mijë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare, dhe deri më sot nuk është vënë drejtësia në vend, sikur për shumë masakra e vrasje të tjera”, ka theksuar ajo.